Gruaja e Rexhep Selimit bëhet deputete, Nuk do ta besoni sa vota mori ajo!

Shpërndaje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka ka njoftuar se fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit ka dal Lëvizja Vetëvendosje me 438 mijë e 334 vota.

Pas VV’së, partia e dytë më e votuar doli të jetë Partia Demokratike e Kosovës me 148 mijë e 296 vota dhe e treta ka përfunduar Lidhja Demokratike e Kosovës me 110 mijë 978 vota.

Vota më së shumti nga kandidatët ka marrë Vjosa Osmani e cila ka fituar 300 mijë e 788 vota.

Në listën e VV’së është edhe Shqipe Mehmeti-Selimi, gruaja e ish-shefit të Grupit Parlamentar të VV’së, Rexhep Selimit.

Ajo në listën e VV’së kandidoi me numrin 10, të cilin numër tradicionalisht e mbante burri i saj, Rexhep Selimi, që njihej në luftë me nofkën 10-shi’.

Selimi ka arritur të marrë 18 mijë e 522 vota, duke u renditur në 20 personat më të votuar në listën e Lëvizjes Vetëvendosje.