Halil Kastrati e dhuron banesën luksoze për bamirësi në Shkup (Foto)

Shpërndaje

Të japësh tek ata që nuk kanë, është vepër e jashtëzakonshme humane. Të tilla vepra të mëdha bënë përditë Halil Kastrati.

Kastrati bashkë me “Jetimat e Ballkanit” janë në përpjekje të përditshme për të bërë mirë, për tu ndihmuar atyre që kanë nevojë.

Aktiviteti i këtij njeriu tashmë është shumë i njohur, e prezantohet gjithashtu edhe përmes emisonit “E premte”, që po vjen çdo javë në ekran.

Halili dhe “Jetimat e Ballkanit” e shtrijnë aktivitetin e tyre edhe përtej teritorit të Kosovës, madje sapo kanë dhuruar një banesë për një familje në Shkup. Sipas Kastratit, rasti është mjaftë emocionues.