Haliti: E votova Konjufcën për pikë t’qefit, s’kemi pse bëjmë filma (Video)

Shpërndaje

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë se“për pikë të qefit” e ka votuar Glauk Konjufcën për kryeparlamentar.

Haliti tha se Konjufcën e ka votuar populli dhe se s’ka nevojë të bëhen filma.

“Për pikë t’qefit. Atë e ka votuar populli. S’kemi pse të bëjmë filma”, tha Haliti.

Me 69 vota pro, 33 kundër dhe asnjë abstenim, Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i Kuvendit.

Deputetët tjerë të partive opozitare votuan kundër propozimit të Lëvizjes Vetëvendosjes, përveç Xhavit Halitit nga Partia Demokratike e Kosovës.

Momenti i votimit të Konjufcës nga Xhavit Haliti: