Haradinaj: Me Dautin kandidat, kemi besim që mund ta fitojmë Prishtinën

Shpërndaje

Nënkryetari i AAK-së, Daut Haradinaj është kandidat për kryetar të komunës së Prishtinës, ka njoftuar sot lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se AAK-ja e ka dhënë kuadron më të mirë me kandidimin e Daut Haradinajt për kryetar të Prishtinës.

“Ka shumë probleme në kryeqytet. Disa prej problemeve duan qasje të guximshme e dëshirë me i dalë këtyre problemeve. Të gjitha subjektet duhet ta bëjnë maksimumin, ta japin kuadrin më të mirë që kanë. Aleanca e ka dhënë kuadrin më të mirë që ka”, ka thënë ai në RTV Dukagjini.

Tutje Haradinaj ka shtuar se kanë besim që mund ta fitojnë Prishtinën.

“Kushdo që kandidon për kryeqytet është respekt për shtetin. Në këtë frymë, ajo që më bën përshtypje është që ka pas interesim të vazhdueshëm dhe gatishmëri me përkrah këtë kandidaturë nga shumë njerëz, madje edhe nga jashtë AAK-ja. Kemi besim që mund ta fitojmë Prishtinën”, ka shtuar ai.