Haziri për zgjidhjen e presidentit: Do të jemi konstruktiv dhe pozitiv

Shpërndaje

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri, ka folur pas mbledhjes së kryesisë së kësaj partie.

Ai në një prononcim për media ka thënë se LDK-ja do të jetë opozitë karshi qeverisjes së Vetëvendosjes.

Haziri për çështjen e zgjedhjes së presidentit tha se kjo parti do të tentoi të evitojë çdo lloj obstruksioni institucional, çdo lloj pengese në ndërtim dhe në funksion të stabilitetit.

Numri dy i LDK-së theksoi se disponimi i kryesisë është që të qëndrohet brenda sallës së Kuvendit kur do të votohet Vjosa Osmani për presidente.

“Kryesia e LDK-së në mbledhjen e saj të rregullt pas tre takimeve që ka pasur të ndryshme ka shterur të gjitha debatin e brendshëm lidhur me rolin tonë politik në krijimin e institucioneve. Tashmë dihet se karshi qeverisjes së Vetëvendosjes do të jemi opozitë aktive, ndërsa në ndërtimin e institucionit të presidentit, LDK-ja do të evitojë çdo lloj obstruksioni institucional, çdo lloj pengese me rolin e saj pozitiv, në ndërtim dhe në funksion të stabilitetit”.

“Në mënyrë që të përmbyllet krijimi i institucioneve dhe më pas të vazhdohet me agjendën politike dhe do të jemi pjesë e angazhimeve opozitare.Në rrafshin tjetër kryetari i LDK-së nesër do të takohet me deputetët, në mënyrë që pjesëmarrja dhe përfaqësimi në atë seancë të jetë në frymën kushtetuese duke evituar çdo lloj obstruktioni politik eventual”.

“Kryetari i LDK-së nesër do te takohet me grupin e deputetet do të vazhdojnë diskutimet. Nuk varet nga ne roli jonë në Kuvend është pjesëmarrja ose mospjesëmarrja. Qëndrimi jonë do të jetë në bazë të frymës kushtetuese që të plotësohet krijimi i institucioneve. Për më shumë nesër shihemi në angazhime të tjera dhe besoj se shumë shpejt gjithçka është e qartë. Ne kemi shter nevojën dhe arsyen për tu takuar. Do të vendoset që të mos ketë obstruksione institucional. Dhe të krijohet frymë për progres në vend”.