Hoxhaj deklarohet pas takimit me Kurtin e Osmanin: Qasja e PDK-së ishte konstruktive dhe parimore

Shpërndaje

Kreu në detyrë i PDK-së Enver Hoxhaj, është deklaruar pas takimit që ka zhvilluar sot me Liderin e VV-së Albin Kurti dhe kandidaten për presidente Vjosa Osmani.

Ai ka thënë se ky ishte një takim konstruktiv meqë PDK ka qasje parimore, ku ka paraqitur një listë temash nga ana e tyre si opozitë, njofton Klan Kosova.

”Kishim një takim shumë të mirë me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, nga koalicioni fitues i zgjedhjeve”.

”Ishte një takim që pas kërkesës tonë të Partisë Demokratike se konstituimi i institucionev bëhet pas konsultimeve mes pozitës e opozitës”.

”Qasja jonë në takim ishte konstruktive, por ka qenë edhe parimore dhe ne kemi pasur kërkesa dhe çështje të qarta që kemi ngritur në takim me Kurtin dhe Osmanin”.

”Në procesin e krijimit të institucioneve para se të flitet për personin duhet të flitet për parime, dhe këto parime duhet të përcaktojnë se kush mund të jetë president i ardhshëm i Republikës”.

”Kosova ka nevojë për stabilitet dhe qartësi politike dhe ne kemi nevojë për liderë insttiucionalë që lehtësojnë marrëdhëniet e Kosovës me botën e jashtme”.

”Meqë jemi në 2021, pas 10 vjetësh ky është takimi i parë i cili ndodhë, dhe komunikim normal mes qeverisë së ardhme dhe opozitës dhe kjo ndodhë falë kulturës poltiike të PDK-së dhe qasjes tonë që përmes dialogut mund të japim secili prej nesh kontributin tonë për krijimin e institucioneve të reja”.

”Për herë të parë qeveria dhe opozita janë takuar për procesin e institucioneve tek në vitin 2011, kur ne atëherë kemi udhëheqë me Qeverinë me Mustafën dhe e zgjodhëm Jahjagën presidente”.