Ish studentja e UT-së, Liridona Useini, merr çmimin e parë të doktoraturës në Universitetin gjerman

Shpërndaje

Ish studentja jonë e Biokimisë në FSHMN të UT-së, Mr. sc. Liridona Useini, si Doktorante në Universitetin e Lajpcigut në Gjermani, merr chmimin e parë për leksionet më të mira të doktoratës.
Çmimi i parë i leksionit: Liridona Useini (Instituti për Kimi Inorganike) për leksionin e saj mbi “Sinteza e analogëve karboranil të ilaçit anti-inflamator jo-steroid acid mefenamik”.

Liridona, sikurse edhe mjaftë ish student tanë që sot punojnë, ligjerojnë apo kryejnë magjistratura, doktoratura dhe specializojnë në sfera të caktuara të shkencave të natyrës dhe atyre mjekësore, janë frytet e shëndoshë të kontributit të mësimdhënësve në këtë fakultet dhe sidomos dëshirës, vullnetit, punës dhe kapacitetit të tyre, që me sukseset e arritura të bëjnë krenar jo vetëm prindërit e tyre, por edhe rrethin dhe shoqërinë më të gjërë nga ku ata vijnë.

Nuk ka chmim më të vlefshëm për kontributin e mësimdhënësve sikurse që është ky i fituar nga Liridona jonë, që njëkohësisht është edhe shpërblimi shpirtëror për angazhimin dhe mundin e të gjithë atyre që janë pjesë e këti susksesi!