Krasniqi-Goodman: PDK-ja më ftoi e para, zemra më tha ta zgjedhi Vetëvendosjen

Shpërndaje

E mbijetuara e dhu*nës sek*suale gjatë luftës së fundit në Kosovë, Vasfije Krasniqi-Goodman, ka treguar se për të ishte vendim i shpejt që të bëhet pjesë e listës zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.

Krasniqi-Goodman në Rubikon ka falënderuar të gjithë ata që e kanë votuar dhe mbështetur që të jetë deputete në Kuvendin e Kosovës për herë të parë.

“Ka qenë vendim i shpejtë, nuk e kam menduar ndonjëherë se do të hyjë në politikë. Më erdhën ftesat, vendosa duke menduar se çfarë do të thotë për viktimat dhe për shtetin e Kosovës që një viktimë e dhu*nës nga forcat serbe të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës. Nuk e kam ditur se a do të fitoj apo jo, pasi nuk kam qenë në Kosovë as edhe në kohë fushate, sepse për shkaqe shëndetësore kam qëndruar në Amerikë. E falënderoj çdo person që më ka mbështetur në rrugëtimin tim deri këtu edhe ata që më kanë votuar, që i dinë qëllimet e mia për ta luftuar stigmën”, ka thënë Krasniqi-Goodman në Klan Kosova.

Ajo ka theksuar se ftesën për në Lëvizjen Vetëvendosje e kishte marrë nga Albin Kurti, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, duke shtuar se ftesë kishte marrë më 1 janar për t’iu bashkuar edhe Partisë Demokratikë të Kosovës.

“Ka qenë në minutën e fundit kur e kam konfirmuar se do të jem pjesë e listës, të premten kam rënë në kontakt me LVV-në, ku ua kam konfirmuar pjesëmarrjen time, më pas të shtunën ata e kanë dërguar listën në Komisionin Qendror Zgjedhor, pra vetëm një ditë me herët e kam marrë vendimin për t’u bërë pjesë e listës zgjedhore. Unë kam pasë ofertë edhe nga PDK-ja për t’u bërë pjesë, më 1 janar, atëherë nuk isha mirë me shëndet dhe iu thash “Jo””.

“Më pas oferta e dytë më erdhi nga LVV-ja dhe vet zemra më tha që të shkojë me ata. Albin Kurti ishte ai që më ka kontaktuar vetë në telefon. Ai më ka ftuar t’iu bashkohem. I kam thënë “më duhet pak të mendohem dhe ju kthej përgjigje”. Krejt në fund vendosa që do të jem në listën zgjedhore. Unë kam biseduar edhe miq dhe familjarë për këtë. Unë kur e marr një vendim e marr vet”.

“Në shkurt kam vendos të shkojë me LVV-në dhe i kam thirrur në PDK-në iu kam thënë që do të shkojë në listën e LVV-së. Me ofertën e parë e kam ditur që në LVV do të jem e katërta në listë, me PDK-në e kam pasë numrin e treta në listë. Kjo është diçka e re dhe vendosa, hyra”, ka thënë Kraniqi-Goodman.