Kurti i bashkohet sot Tribunës online për Besëlidhjen e Lezhës

Shpërndaje

Tribunës online për Besëlidhjen e Lezhës do t’i bashkohet edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, raporton Syri.net Kosova.

Kështu ka njoftuar LVV përmes faqes zyrtare në Facebook, derisa ka bërë të ditur se ky i fundit do të lidhet drejpërdrejt në këtë faqe nga ora 17:00.

“Sot prej orës 17:00, drejtpërdrejt këtu në faqen tonë në ‘FB’, kryeministri në ardhje, Albin Kurti, bashkë me kandidatin për deputet nga qarku i Lezhës, Iliaz Shehu, historianët, Pëllumb Xhufi e Hasan Bello, veprimtarin e kandidatin tonë për deputet, Avni Dehari, Albulena Haxhiun dhe Enis Sulstarovën, do të mbahet online një Tribunë për Besëlidhjen e Lezhës, moderuar nga historiani, Durim Abdullahu. Ju ftojmë ta ndiqni”, thuhet në njoftim.