Kurti takohet me Mehajn – flasin për zhvillimin dhe avancimin e Ministrisë së Mbrojtjes

Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar sot ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se ministri Mehaj e njoftoi kryeministrin Kurti me fillimin e punës së tij në detyrën e re, duke shprehur besimin se me punën ekipore do të arrijmë rezultatet e synuara nga fushëveprimi i Ministrisë së Mbrojtjes.

“Nga ana e tij, kryeministri Kurti, e uroi edhe njëherë ministrin Mehaj për qasjen e tij për punë të suksesshme duke i ofruar mbështetjen e plotë për përmbushjen e objektivave në zhvillimin dhe avancimin e mëtejmë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së”, thuhet në njoftimin e bërë nga Ministria e Mbrojtjes.

Qeveria Kurti është votuar më 22 mars, më 67 vota pro kurse kundër kanë qenë 30 deputetë.