Kushti për të shkuar në Haxh këtë vit është vaksina kundër Coronavirusit thuhet nga Arabia Saudite

Shpërndaje

Arabia Saudite njoftoi se këtë vit, vaksina kundër Coronavirusit të ri (COVID-19) është kushti kryesor për haxh.

Gazeta “Ukaz”, njoftoi se ministri i Shëndetësisë Tawfig Al-Rabiah, zyrtarëve të ministrisë u ka thënë se ata që dëshirojnë të kryejnë haxh është e detyrueshme të vaksinohen kundër COVID-19 dhe se ky është një kusht për të marrë pjesë në haxh, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri Rabiah gjithashtu kërkoi që të bëhet përgatitje të hershme për sigurimin e punonjësve shëndetësor që do të jenë me detyrë në qendrat e shëndetësisë në Mekë, Medine dhe vendet e shenjta.

Gjithashtu në lajm thuhet se ministri ka kërkuar krijimin e një komisioni COVID-19 për haxhinjtë.