Lumir Abdixhiku: Rënien e rezultatit të LDK-së e shtyu prishja e Qeverisë në kohë të pandemisë

Shpërndaje

Kandidati për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se nga prishja e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje në Qeverinë e kaluar, ky subjekt nuk do të duhej të vazhdonte që të qëndronte më në krye të ekzekutivit me parti të tjera.

Abdixhiku në Rubikon ka deklaruar se gabimet për rënien e rezultatit të LDK-së janë nga zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar.

“Gabimet për rënie të rezultatit kanë ndodhur nga 6 tetori e tutje, elektorati na kishte vendosur të dytin dhe tjetër çka është që ne nuk kemi ditur ta rrisim këtë rezultat. Hapat tjerë që kanë shtyrë drejt rënies se rezultatit janë prishja e Qeverisë në kohë të pandemisë, jo për fajin e LDK-së për më tepër për mënyrën e artikulimit të kësaj prishje dhe për vrapimin për ta marrë qeverinë menjëherë”.

“Nuk i fajësojë rrethanat që sollën deri te prishja, alternativa e jonë do të duhej të mos vazhdimi i marrjes së përgjegjësisë dhe marrjes së Qeverisë. U prishën relacionet dhe me zor nuk mund të shkosh tutje, pra kur një palë tjetër nuk dëshiron të bashkëpunojë me ty është kaq e thjeshtë, këtu përfundon gjithçka, ne investuam në një kohë të gjatë për bashkëpunimin, por dikur erdhëm në një pikë së s’mund të bashkëpunonim”.

“Kishte mos vullnet të bashkëpunimit të dy palësh, kur ka vullnet të tillë të mos bashkëpunimit nuk ka poentë të vazhdohet më tutje. Pavarësisht, kësaj unë besoj se përpjekjet tona për ta marrë Qeverinë në kohë jo të favorshme, ndaj LDK-së ka qenë fatale për në rënie të tanishme”.

“Zgjedhjet nuk ishin alternativë se ishte pandemi, por siç nuk ishte alternativë edhe rrëzimi i Qeverisë, për më tepër provimi i ndërtimit të një Qeverie stabile me partnerët që nuk kishim konsideratë të plotë asokohe. Gjithë këto çështje e bën situatën të tensionuar të LDK-së në publik, ne e humbëm betejën politike, kjo pakënaqësi më pas shpërtheu në zgjedhjet e viti 2021 dhe rezultatin që e kemi tani, janë arsye që i kemi marrë nga tereni dhe me njerëzit që janë larguar nga Qeveria”, ka thënë Abdixhiku.