“Meta duke ulëritur e Kryemadhi duke kërcyer”, Rama ironizon: Mënyra të ndryshme kërcimi nga belaja

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar ditën e sotme presidentin Ilir Meta dhe kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi duke i sjellë bashkë në një video.

Ai ka publikuar një pjesë të Metës duke kritikuar me zë të lartë nga Presidenca dhe Kryemadhin duke kërcyer nën tingujt e muzikës orientale.

“Orë Vallëzimi – Mënyra të ndryshme kërcimi nga belaja. Hyrja pa pagesë, fikni celularin”, shkruan Rama./TOP Channel/