Ministri Besimi: Deri në fund të marsit duhet të publikohet drafti parë i Ligjit për Tarifat Doganore

Shpërndaje

Krijimi i sistemit më të mirë dhe klimë më të mirë biznesi është proces që nuk ndalet kurrë. Takimi i sotëm me Stopanska Komora na Makedonija së bashku me Zëvendës Kryeministrin Fatmir Bytyqi është në atë drejtim – duke sjellë zgjidhje sistemike që do të kontribuojnë në përmirësimin e kushteve për biznesin në vend dhe adaptimin e rregulloreve për nevojat reale të ekonomisë.

Në diskutimin e sotëm shqyrtuam disa iniciativa nga Oda ekonomike dhe diskutuam se cilat prej tyre mund të realizohen dhe kur mund të fillojë zbatimi i tyre:

👉 Deri në fund të marsit duhet të publikohet drafti parë i Ligjit për Tarifat Doganore,
👉 Është bërë Kalendar tatimor dhe shpërndarë deri tek odat,
👉 Pranohet kërkesa e odave për të rritur regresin për punonjësit si dhe
👉 Kërkesa për regjistrim vullnetar për qëllime të TVSH-së të mund të bëhet gjatë gjithë vitit.

Praktika e mirë e dialogut në kontinuitet të Qeverisë me komunitetin e biznesit vazhdon edhe më tej.