Ministri Filipçe: Vaksina AstraZeneca nuk do ju jepet personave nën 60 vjeç

Shpërndaje

Ministri Venko Filipçe ka njoftuar se vaksina AstraZeneka nuk do ju jepet personave të moshës nën 60 vjeç, kjo pasi sot një vendim të tillë ka sjell edhe Gjermania. Kjo nënkupton se imunizimi i qytetarëve i paraparë për nesër do të filloj me qytetarët e interesuar të moshës mbi 60 vjeç. Por siç u shpreh Filipçe edhe ashtu plani ka qenë që të fillohet me qytetarët e moshuar.