Ministri i Drejtësisë, Mariçiq: Regjistrimi mund të shtyhet vetëm me rekomandimin e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse

Shpërndaje

Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, në emisionin e sotëm në “360 Gradë” në Alsat, ndaj vërejtjes së gazetarit se arsyet e shkarkimit të fundit të një gjykatëse, mund të komentohen si lëshime jothelbësore në punë, u përgjigj se çdo vendim i marrë nga Këshilli Gjyqësor është marrë realisht, dhe se kundër atij mund të dorëzohet ankesë.

Ajo që duket joesenciale, nuk do të thotë se është joesenciale edhe për anëtarët e Këshillit Gjyqësor, ose për gjyqësorin dhe reputacionin e tij … që të votojnë 11 ose 12 anëtarë të Këshillit Gjyqësor, ata duhet të kenë arsye të shpjeguara mirë. Megjithatë, ekziston një procedurë në të cilën gjykatësit e shkarkuar kanë të drejtë të apelojnë, dhe do të shohim nëse kjo do të konfirmohet ose jo,” tha Mariçiq.

Opozita ka të drejtë në çdo moment të dorëzojë interpelancë edhe pse mendoj se pas votimit të mocionit të Qeverisë që u bë para do kohe, kjo nuk ka edhe shumë kuptim. Por është e drejtë e opozitës dhe unë maksimalisht do i shfrytëzoj kohën dhe mundësitë e mia në Kuvend dhe t’i ballafaqojmë argumentet dhe të tregoj se çfarë kam bërë në këto gjashtë muaj”, tha Mariçiq.

Për sa kohë që nuk ka rekomandim tjetër nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse dhe Ministria e Shëndetësisë, shteti mbetet i vendosur se nuk ka arsye për shtyrjen e regjistrimit, tha në emisionin e sotëm “360 Gradë” në Alsat, Ministri Bojan Mariçiq.

Ne, së bashku me Entin Shtetëror të Statistikave, u kërkuam dhe hartuan një protokoll për zbatimin e regjistrimit sipas kritereve të përshtatshme për pandeminë dhe mendoj se regjistrimi mund të kryhet shpejt, me efikasitet dhe siguri,” tha Mariçiq.