Ministri i Shëndetësisë: Më 28 mars arrijnë 24 mijë vaksina të Astra Zenekas

Shpërndaje

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, bëri të ditur se këtë të diel (28.03.2021) do të arrijë dërgesa e parë prej 24 mijë vaksina të AstraZenekës.

“Këtë të dielë, 28 mars, në ora 07:55 në Shkup arrin dërgesa e parë prej 24 mijë vaksina të AstraZenekës nëpërmjet sistemit Kovaks”, shkruan Filipçe.