Ndërron jetë aktori i njohur nga Shkupi, Luran Ahmeti

Shpërndaje

Covid-19 i mori jetën edhe aktorit të njohur shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Luran Ahmeti.

Aktori i njohur Luran Ahmeti 45-vjeçar ishte i shtrirë për një kohë në Klinikën Infektive në Shkup, por sërish nuk arriti ta përballojë sëmundjen.

Ahmeti la pas vetes bijen, bashkëshorten, një motër dhe prindërit dhe një karrierë të bujshme artistike.

Ka qenë aktor i Teatrit Shqiptat të Shkupit, por ka marrë pjesë edhe në produksione filmike. Ishte pjesë e dhjetëra filmave, përfshi edhe filmin më të suksesshëm në kinematografinë turke “Lugina e ujqërve”.

Që në vitin 1998, ka luajtur në filmin evropian “Puppet Show”, ndërsa ka luajtur ndër rolet kryesore në serialin “Kurtlar Vadisi – Pusu”, “Mutlu Ol Yeter”, “Guzel Gunler”, “Son Yaz Balkanlar”, “Bahar Dallari”, “Limonata”, etj.

Stafi i portaleve ALBAZONE MEDIA i shpreh ngushëllime familjës.