Ndryshim i papritur i motit: Në fundjavë rikthehet shiu dhe reshjet e borës

Shpërndaje

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se nesër do të mbajë mot me diell dhe vranësira kalimtare, më të theksuara për rreth maleve.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius.

Ndërkaq, të shtunën do kemi mot kryesisht të vranët dhe me kushte për reshje shiu dhe bore, deri sa në viset e larta parashihet të bie vetëm borë.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius.