Në Austri e Gjermani vaji 50 cent, në Maqedoni 1.50 euro

Shpërndaje

Në Maqedoninë e Veriut po vijon rritja e çmimeve të produkteve ushqimore. Rritje stratosferike po ndodhë me çmimin e vajit që ka shkuar në 100 denarë apo rreth 1.50 euro.

Kjo po ndodhë në kohën kurr rrogat dhe ndihmat sociale janë minore. Rrogat mbi 200 e 300 euro, ndërsa ndihmat sociale prej 50 – 150 euro, përcjell INA.

Por nga ana tjetër realiteti është krejt ndryshe në vendet evroperëndimore, ku edhe pse rrogat minimale janë mbi 1200 euro apo ajo mesatarja 2 mijë euro. Një bashkëatdhetar në Austri ka shkruar dhe ka publikuar foto ku shihet çmimi i vajit 0.50 cent apo 30 denarë.

“Ne Austri zejtini kushton 50 cen ..30 denar rrogat jan 1800 euro kurse ne Maqedoni ni litrr kushton 100 denar rrogat 300euro ne kohen e korona virusit katastrof”, ka shkruar mërgimtari Afrim Shabani nga Kumanova, që punon në Austri.

Por nga ana tjetër nëpër stendat e marketeve në Maqedoni mune të shihen çmime të vajit deri 100 denarë.

“Janë çmime të papërballueshme. Dita ditës po na vështirësohet jetesa me këto çmime për sende elementare. Ky është realitet i hidhur kur në një vend me rroga mijëra euro kemi çmime shumë më ulta se tek ne ku kemi rroga minimale”, thekson Artan Sefedini nga Shkupi.(INA)