Nënshkruhet Memorandum për bashkëpunim midis Ministrisë së Financave dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë

Shpërndaje

☝️📚📈 Shkenca në funksion të sistemit më të mirë të financave publike dhe rritjes së përshpejtuar ekonomike.

✒️📝 Sot, së bashku me Akademikun Ljupço Kocarev, nënshkruam Memorandum për bashkëpunim midis Ministrisë së Financave dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM), i cili do të mundësojë aktivitete të koordinuara për analiza dhe hulumtime shkencore për të zbatuar me sukses politikat dhe rregulloret evropiane dhe për të nxitur rritjen dhe zhvillimin ekonomik.

🔎 Arritja e qëllimeve të planifikuara do të realizohet përmes:

👉Nxitjes, koordinimit, organizimit dhe kryerjes së hulumtimeve shkencore, rezultatet shkencore të të cilave do të zbatohen në pjesën e avancimit të financave publike, ekonomisë së tregut, sipërmarrësisë dhe konkurrencës si dhe për promovimin e praktikave të mira të biznesit;

👉Kryerjes së analizave dhe hulumtimeve shkencore në sfera të ndryshme me interes të përbashkët që duhet të rezultojnë me krijimin e kushteve të favorshme për udhëheqje të biznesit, nxitje të rritjes ekonomike dhe mjedis të qëndrueshëm dhe të parashikueshëm të biznesit;

👉Përmirësimit dhe zhvillimit të praktikës së dialogut në krijimin e politikës makroekonomike dhe zhvillimore, të udhëhequr nga rezultatet e hulumtimeve shkencore fundamentale, aplikative dhe zhvillimore të kësaj sfere.

👉 Pjesëmarrjes së përbashkët në përgatitjen e vëzhgimeve strategjike mikro dhe makroekonomike, analitike dhe hulumtimeve shkencore.

👉 Rrjetëzimit dhe funksionimit të rrjeteve kombëtare dhe ndërkombëtare

👉 Zbatimit të iniciativave të përbashkëta për kryerjen e analizave dhe hulumtimeve shkencore për përfitimet nga zbatimi i suksesshëm i politikave dhe rregulloreve evropiane, në bazë të analizave dhe hulumtimeve shkencore të kryera për përfitimet nga zbatimi i tyre në vendet evropiane.