Nëse vendimi i PZAP-së nuk ndryshohet nga Supremja, Duda Balje do të bëhet deputete në vend të Hoxhiqit

Shpërndaje

Nëse vendimi i PZAP-së për anulimin e një pjese të votave të subjekteve politike nga komuniteti boshnjak, nuk apelohet ose ndryshohet nga Gjykata Supreme, atëherë Duda Balje nga partia Socialdemokratska Unija do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës. Kështu ka bërë të ditur Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës.

Cakolli përmes një shkrimi në Facebook, ka shtuar se Duda Balje do ta zë vendin e Adrijana Hoxhiqit, e cila do të mbetet jashtë Kuvendit.

Paneli Zgjedhor i Ankesave e Parashtresave aprovoi ankesat e partive minoritare, në lidhje me keqpërdorim të votës së minoriteteve.

Partive boshnjake u janë anuluar në tërësi votat në komunat Zubin Potok, Shtërpcë, Ranillug, Graçanicë, Partesh, Kllokot e Novobërdë. Më saktësisht subjektit politik Ujedinjina Zajednica të Adriana Hoxhiqit, Koalicionit VAKAT, Social Demokratskas – Unija SDU dhe Nova Demokratska Strankas.