Një fakt që nuk e keni ditur për UT-në

Shpërndaje

Nga, Florian Nesimi

Një fakt të cilin ndoshta nuk e keni lexuar askund, por që besoj se duhet të dihet:

Universiteti i Tetovës në 7 vitet e fundit ka liruar nga pagesa e semestrave rreth 1400 studentë.

E në këtë grup hyjnë:

– studentët e shkëlqyeshëm në ciklin e parë të studimeve;

– studentët e shkëlqyeshëm në ciklin e dytë të studimeve;

– studentët pa prindër;

– studentët nga familjet e dëmtuara me rastin e vërshimeve të vitit 2015 në rajonin e Tetovës (Shipkovicë, Poroj dhe Reçicë);

– studentët nga familjet e dëmtuara me rastin e vërshimeve në Hasanbeg në vitin 2016;

– studentët nga familjet e dëmtuara në Lagjen e Trimave në Kumanovë;

– Ish-ushtarët e UÇK-së, fëmijët e ushtarëve, dëshmorëve dhe invalidëve të luftës (edhe pse ligji këtë nuk e mundëson, universiteti lirimin nga pagesa e bën me vendim të Senatit);

E nëse pyet dikush se sa janë 1400 studentë, atëherë them që 1400 studentë janë një universitet i tërë.

Domethënë në Universitetin e Tetovës, një universitet i tërë është liruar nga pagesa e semestrave.

Universiteti i Tetovës është i vetmi universitet në vend, po ndoshta edhe më gjerë, që bën lirim nga pagesa e semestrave në studimet e magjistraturës.

Edhe pse për këto studime nuk ka kuotë shtetërore pasi bëjnë pjesë në studime të vetëfinancimit, Universiteti i Tetovës liron nga pagesa e semestrave të magjistraturës studentët me notë mesatare mbi 9,5 me të vetmin qëllim që të motivojë studentët e shkëlqyeshëm të vazhdojnë dhe më pas edhe të kryejnë magjistraturën.