Nuk do të ketë masa shtesë restriktive

Shpërndaje

Nuk do të ketë masa të reja restriktive kanë konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Në takimin e Komisioni për Sëmundje Infektive është shqyrtuar gjendja aktuale në lidhje me situatën epidemiologjike në vend ku Komisioni ka theksuar se nuk ka nevojë për masa shtesë.

Përndryshe MSH-ja, përmes nj komunikate njofton se në Repartet Infektive të Shkupit dhe në covid-qendrat e spitaleve të vendit trajtohen 1 537 pacientë kurse janë rreth 250 shtretër të lirë.

Ndryshe, në 24 orët e fundit në covid-qendrat e Shkupit janë hospitalizuar 70 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve me COVID-19. Janë gjithsejt 621 persona që mjekohen në Repartet Infektive të kryeqytetit. Shumica prej tyre janë me oksigjeno-terapi.

Pas raporteve të marra nga Spitalet e vendit, MSH-ja njofton se në Spitalin e Manastirit janë të shtruar 80 pacientë, Shtip – 96, Tetovë – 40, Veles – 68, Kumanovë – 137, Ohër – 95, Prilep – 119, Gostivar – 43, Strugë – 14, Strumicë – 65, Koçanë – 28, Kërçovë – 28, Kavadar – 78, Gjevgjeli – 25.

MSH-ja thotë se po ndjek situatën me kapacitetet spitalore dhe nëse ka nevojë, repartet mund të zgjerohen në mënyrë plotësuese.