“Nuk ishte era, njerëz”: Djali i Trump ironizon me rrëzimin e Biden, publikon një video-montazh

Shpërndaje

Djali i ish presidentit amerikan, Donald Trump Jr. ka publikuar një videomontazh në Twitter, përmesë së cilës ka dashur të ironizojë me rrëzimin e tanimë presidentit Joe Biden, në shkallët e aeroplanit.

Siç edhe shihet në video-montazhën e publikuar nga Trump Jr., Donald Trump godet topin e golfit derisa ishte duke luajtur në një fushë, përcjell Telegrafi.

Por më pas, duket sikur topi e godet prapa kokës presidentin Biden, në momentin e rrëzimit të tij.

Dhe në përshkrimin e videos, ai ka shkruar: ”Nuk ishte era, njerëz”.

Ndryshe, ndërsa shumë media po aludonin në lidhje me shëndetin e presidentit Joe Biden pas rrëzimit nga shkallët Air Force One, Shtëpia e Bardhë ka thënë se ishte era e fortë ajo që shkaktoi rrëzimin e presidentit Biden plot tri herë nga shkallët.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se Biden është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se do të vijojë axhendën sipas parashikimeve. /Telegrafi/