“O gjigand, rrofsh sa malet”, qytetari falenderon kryeministrin për sjelljen e vaksinave

Shpërndaje

Kryeministri ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit masiv. I shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Rama është pritur nga njerëzit me lavde dhe me fjalët më të mira.

“O gjigant, o gjigant, rrofsh sa malet, një mijë t’u bëftë dita”, ishte një person që iu drejtonte Ramës. Ndërsa një grua iu drejtua me shprehjet se “në momentin e duhur, në vendin e duhur Shqipërisë iu gjet një person si ti”. Ndërsa Rama ia preu shkurt: E më lëri këto tani.