Pas këpucëve të grisura, Rama publikon videon duke u qethur. Mesazhi që ka për të gjithë djemtë

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka postuar një video në Instagram ku shfaqet duke u qethur te berberi.

Kreu i qeverisë e ka shoqëruar videon e pazakontë me një mesazh të shkurtër: “Qeros kemi lind t’gjith o çuna”.

Duket se ky është një mesazh inkurajues dhe me pak humor për të gjithë burrat pa flokë. Nuk është hera e parë që kryeministri Edi Rama publikon foto dhe video të tilla në rrjetet sociale.

Në vitin 2018 kreu i qeverisë do të shfaqej duke u qethur te një berber në Fier, me të cilin zhvilloi një bisedë të shkurtër e cila u publikua në rrjetet sociale.

VIDEO