Rama inspekton procesin e vaksinimit në Kukës: Nëse s’i japin vaksina Kosovës do t’i vaksinojmë 11 mijë mjekë

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama deklaroi se do të vaksinohen 11 mijë bluza të bardha të Kosovës, nëse nuk siguron vaksina anti-covid.

Teksa inspektoi procesin e vaksinimit të stafit mjekësor të Kosovës, që po mbahet sot në Kukës, kreu i qeverisë shqiptare tha se ky qytet mund të funksojë si bazë e përbashkët mes dy vendeve.