Rama: Në 25 prill zgjidhni ose Metën, ose drejtësinë

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama mendon se në 25 prill qytetarët kanë dy mundësi zgjedhjeje, mes drejtësisë dhe Ilir Metës.

Nga Lezha, ku prezantoi kandidatët për deputetë, Rama deklaroi se kush zgjedh LSI, hedh poshtë drejtësinë.

“Në këtë, skuadra e Monikës është problemi i madh i vendit tonë, problemi i madh i jetës sonë politike. I vetë politikës shqiptare. Këto zgjedhje mes të ardhmes dhe të shkuarës. Mes taksës progresive, dhe të sheshtë që është armiku real. Zgjedhje mes rilindjes urbane që duhet të vazhdojë, dhe edhe më thellë në zonat rurale. Dhe anti-qytetarisë planifikim. Është zgjedhje mes shëndetësisë që duam, dhe kështu me radhë. Troç fare, thjesht fare. Është zgjedhje mes drejtësisë së re dhe Ilir Metës. Kush zgjedh sidomos LSI-në, sidomos LSI-në zgjedh Metën dhe jo drejtësinë. Duke qenë se Ilir Meta është gati të japë dorëheqjen pas 25 prillit, ky është rasti për të gjithë ata që duan të çlirojnë nga barra gjithmonë e më e rëndë e imazhit që krijon ky njeri që ka marrë peng Presidencën dhe ka marrë peng Kushtetutën duke e shpërfytyruar rolin e kryetarit të shtetit. Të bëjnë zgjedhjen.”