Rama reagon ndaj Vuçiçit: Nxori hartë leshi, loz me kukulla në Facebook

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama vizituar ambientet e pallatit të kulturës “Hasan Prishtina” në Kukës ditën e sotme ku ka filluar procesi i vaksinimit të 500 mjekëve nga Kosova me vaksinën AstraZeneca.

Nga Kukësi kryeministri Rama komentoi edhe foton e Vuçiçit me hartën e Kosovës dhe flamurin serb.

Rama u shpreh se Vuçiç në Beograd loz me kukulla në Facebook.

Rama: Kjo ndodhi pas asaj hartës së leshit që nxori ai shoku në Beograd që luan kukulla në Facebook. Ne jemi 1, për atë punojmë dhe ëndërrojmë të gjithë. Ne jemi 1, për atë punojmë dhe ëndërrojmë të gjithë. Kemi ndryshime por kemi një rrugë. Jam i lumtur që kemi çarë bllokadën e pamundësisë për vaksinimin. Presim një sasi të konsiderueshme së shpejti dhe mjekët e Kosovës nuk do i lemë vetëm me shpresë që InshAllah në Kosovë do të venë vaksinat. Të 11 mijë bluzat e bardha të Kosovës do i bëjmë nëse Kosova nuk merr vaksinat

Vuçiç fotografinë e publikuar në llogarinë personale e ka shoqëruar me mesazhin “Serbia sot nuk është e dobët, nuk kërcënon, por dhe nuk harron, dhe nuk do të lejojë që 17 marsi të ndodhë përsëri”. Në foto shkruhet “Kosova nuk është barra jonë, por kryqi ynë, dhe nga kryqi mund ta shihni ringjalljen më mirë se nën të. Rroftë Serbia!”.

Reagimi i Ramës vjen disa ditë pas postimit të Vuçiçit, ndërkohë që nuk ka pasur një reagim zyrtar nga vendi ynë lidhur më këtë çështje.