Rama revoltohet në emision: Ore jeni në vete apo jo, nuk i pranoj këto broçkulla

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama, mbrëmjen e sotme është përplasur me gazetarët në studion e emisionit “Real Story”, në News24.

Teksa po diskutohej për fotot aspak të hijshme të opozitarëve që nxori Rama, drejtuesi i emisionit, Sokol Balla, iu drejtua Ramës, duke i thënë se ai ka vuajtur edhe vetë nga bullizmi dhe nuk duhet t’ua bëjë këtë gjë të tjerëve.

Kjo ka revoltuar kryeministrin, i cili i është kthyer duke i thënë se nuk i pranon këto “broçkulla”, pasi sipas tij, kjo është ndeshje dhe oratoria për këtë vlen.

Pjesë nga debati nga minuta 58.30