Rama uron Kurtin, e fton për vizitë në Shqipëri

Shpërndaje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar Albin Kurtin për postin e të parit të Qeverisë së Kosovës.

Në letrën e urimit, Rama shkruan se për vendosmërinë e tij dhe Qeverisë të cilën drejton që të zgjeroj edhe më tej marrëdhëniet mes dy vendeve e për çka thotë se beson se tashmë eksitojnë të gjitha mundësitë dhe potencialet për ndërmarrje të rëndësishme e projekte të guximshme në shumë sektor

Rama ka ftuar Kurtin edhe për vizitë në Shqipëri, siç thuhet në letër kurdo që i pari i Qeverisë së Kosovës e ka të përshtatshme.

“Duke riafirmuar vendosmërinë time dhe të Qeverise që unë kryesoj për t’i zgjedhur e intensifikuar më tej marrëdhëniet tona, unë besoj fort se tashmë ekzistojnë të gjitha mundësitë dhe potencialet për ndërmarrje të rëndësishme e projekte të guximshme në shumë sektorë, përfshirë përballjen e përbashkët me COVID-19. Këto ndërmarrje do t’i kontribuojnë përmirësimit të jetës dhe përparimit e integrimit më të shpejtë të shqiptarëve”, ka shkruar Rama.

Ai tutje ka thënë se beson në ekipin qeverisës të Kurtit për t’i kapërcyer me sukses sfidat me të cilat përballet Kosova.

“Unë mbetëm gjithashtu besimplotë se ju dhe ekipi juaj qeverisë do t’i kapërceni me sukses sfidat me të cilat përballet Republika e Kosovës në përparimin e saj të gjithanshëm demokratike integrues në rajoni dhe më gjerë, drejt rrugëtimit të saj euroatlantik”, shkruhet në letrën e Ramës dërguar Kurtit.