Sa shqiptarë ka Maqedonia? Profesori: Jemi 35-40%, regjistrimi real ndërron konceptin e shtetit

Shpërndaje

Profesori Abdulla Memeti u shpreh në një intervistë për emisionin “Ballkan” në ABC se nuk beson se në Maqedoni do të bëhet një regjistrim real i popullsisë, pasi rrezikon që të ndërrohet koncepti i shtetit. Ai tha se numri i real i popullsisë shqiptare në Maqedoni beson se është 35-40%.

“Tani këtu ka dy përgjigje, do të dalë aq sa ka vendosur pushteti, regjistrim real ende nuk mund të ketë në Maqedoni sepse shumë faktorë, që nuk i përgjigjen aktualisht politikës së shtetit nuk do të lejojnë që të bëhet një regjistrim real.

Pa shqiptarët ortodoksë, realisht numri i popullsisë shqiptare duhet të arrijë mbi 35-40%. Pushteti nuk është gati të bëjë regjistrim real sepse ndërrohet koncepti i shtetit. Numri i shqiptarëve ortodoksë janë 70-100 mijë” deklaroi ai./ db/ Abcnews.al