Sela: Glauku u kthye aty ku e ka vendin

Shpërndaje

Lideri i Alencës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka uruar kryetarin e Kuvendit të Kosovës pas marrjes së detyrës së re, Glauk Konjufcën.

Sela thotë se Glauku është kthyer aty ku e ka vendin.

“Urime Glaukut për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, deputetëve dhe gjithë votuesve të Kosovës. Glauku u kthye aty edhe ku e ka vendin, në ballë të sfidave dhe të përgjegjësive institucionale të Kuvendit.

Ne jemi thellë të bindur se ai këtë pozicion do ta ushtrojë me përgjegjësi të plotë në shërbim të Kuvendit, qytetarëve dhe shtetit të Kosovës. Ky hap le të jetë një fillim i mbarë drejt zgjedhjes së Qeverisë së Kosovës dhe institucioneve të saja” ka shkruar Sela.