Sela reagon pas ngjarjes me banorët e Konjares: Protesta është bërë akt i dënueshëm

Shpërndaje

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka reaguar i pari, menjëherë pas shoqërimit të banorëve të Konjares në stacionin policorë në Avtokomandë pas protestës që këto të fundit e bënë dit më parë.

Reagimi i plotë:

Liria e një qytetari nuk matet sipas natyrës së makinerisë shtetërore nën të cilën ai ndodhet (shtet me demokraci përfaqësuese apo monarki), por sipas vogëlsisë relative të kufizimeve që imponohen.

Protesta është bërë akt i dënueshëm në Maqedoninë e Veriut, sidomos kur protestojnë bashkësitë etnike jomaqedonase e sidomos kur janë shqiptarë. Ne na ndalet protesta edhe pse është e drejtë e garantuar me kushtetutë në mes të marshutës e për çudi çdoherë kordoni policor është në kufirin që ndanë komunën e Çairit me komunën Qendër.

Në momentin që po shkruaj diku 100 banorë të fshatit Konjare e Mesme janë thirrë urgjentisht në bisedë informative në stacionin policor të Avtokomandës edhe atë në orë policore!
Vetëm protestuan dje dhe sot!

Protestuan sepse po u shkatërrohet ambienti jetësor. Paqësorë kuptohet pa asnjë incident. Inspektorati i ambientit jetësor doli me konstatim se firma koncesionere ka dal jashtë kontratës së koncesionit dhe per çudi vazhdon të punojë.

Kryeministri ka kohë që është i informuar për problemin bashkë me ministrin e ekonomisë dhe ekologjisë, por drama e këtyre qytetarëve ka vite që shëtitet dyerve të qeverisë dhe ministrive, por pa epilog sepse koncesioneri ka gjetur derën e cila është më e fuqishme se institucionet e shtetit dhe mbi shtetin e së drejtës, derën e Partisë e cila mbron dhe ndihmon oligarkët në vend të ambientit dhe të drejtës për jetë të qytetarit. Shteti policor çdoherë përfundon me grusht të popullit.