Shoqatat nga Tetova: Stefoska po kthen agjendën anti-shqiptare të viteve të 80-90-ta

Shpërndaje

Të revoltuar nga shpallja e rezultateve të Ministrisë së Kulturës për përzgjedhjen e projekteve shqiptare, 17 shoqata për kulturë, art dhe letërsi të Tetovës, kanë ak*uzuar ministren e kulturës Irena Stefoska se po kthen agjendën anti-shqiptare të viteve të 80-90-ta në kulturë.

Përfaqësuesja e këtyre shoqatave Zinepe Rexhepi, tha se projektet shqiptare nuk janë marrë aspak në shqyrtim, ndërsa i quajti tr*illime arsyetimet e Ministrisë së Kulturës se këto projekte nuk kanë plotësuar dokumentacionin.