“Shtetësia”, Rexhepi: Jemi në rrugë të mirë për të arritur zgjidhje

Shpërndaje

Koordinatori i ASH-AAA, Skender Rexhepi u shpreh optimist për arritjen e një zgjidhjeje për të gjithë ata persona që nuk kanë shtetësi.

“Sapo përfunduam takimin me kryeministrin për të gjetur një zgjidhje për çështjen e shtetësisë. Ne si koalicion nuk jemi të interesuar që të jemi “delja e zezë”.

Nga ana e qeverisë kishte disponim për diskutimin e ligjit, po ne insistojmë të kemi një ligj të përcaktuar mirë. Pikat që i diskutuam në takim janë të rëndësishme do ti diskutojmë edhe me kryetarët e dy partive politike. Ne këmbëngulim që të ketë një zgjidhje ligjore për çështjen e shtetësisë.

Prandaj mendoj që jemi në rrugë të mbarë që brenda javës të ritakohemi për të diskutuar çështjet”, tha Skender Rexhepi, koordinator i ASH-AAA.