Strukturat e LDK-së në diasporë do t’i ndihmojnë diasporës shqiptare për regjistrim, premton Abdixhiku

Shpërndaje

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka ftuar strukturat e LDK-së në diasporë që t’u ndihmojnë mërgimtarëve shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, gjatë procesit të regjistrimit online.

Këtë e bëri të ditur Abdixhiku pas takimit me zëvendëskryeministrin e parë, Artan Grubi.

“Bashkë me mikun e kahmotshëm z. Grubi biseduam për çështjet e rëndësisë së veçantë, jo vetëm partiake por edhe për relacionet e shqiptarëve të Kosovës me shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Më lejoni të shpreh falënderimet më të thella për kontributin që klasa politike jep për avancimin e të drejtave të shqiptarëve në shtetin e tyre. Ju bëj thirrje strukturave të LDK-së në diasporë që të ndihmojnë në regjistrimin e popullsisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut.Ashtu siç jeni të njoftuar njëra prej shtyllave të platformës sonë politike është bashkëpunimi me partitë shqiptare në rajon, dhe ky bashkëpunim është jo vetëm origjinal dhe tradicional por edhe i domosdoshëm për marrëdhëniet tona në të ardhmen”, tha kryetari Abdixhiku, njofton TV21.

Ndërsa, Zëvendëskryeministri i parë z. Grubi shprehu falënderimet e tij për mikpritjen.