Taravari: Arti shqiptar ka humbur një ndër artistët më të mirë që ka pasur

Shpërndaje

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka publikuar mesazh ngushëllimi përmes Facebook për vdekjen e aktorit të njohur shqiptar Luran Ahmeti.

Aktori i ndjerë shqiptar Ahmeti ka humbur betejën ndaj virusit korona pas disa ditëve i shtrirë në Klinikën Infektive në Shkup.

“Miku im… nuk mund t’i gjej fjalët për tu shprehur, nuk dua të besoj që është e vërtetë…

Arti shqiptar ka humbur një ndër artistët më të mirë që ka pasur…

Lurani poashtu ka qenë një ndër aktivistët më të zellshëm e antari me më shumë energji në Aleancë…

Pusho i qetë Luran, ti do të mbetesh gjithmonë në zemrat tona!” ka shkruar Taravari.