“Ti ke burrë”, 11-vjeçari që nuk pranoi puthjen e Marinës edhe pse vdes për të

Shpërndaje

Marina Vjollca u bë sot pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” tek “E diela shqiptare”, për të surprizuar një djalë 11-vjeçar, i cili e pëlqen shumë atë dhe e ndjek me endje teksa prezanton “Klanifornian”.

Me të parë Marinën, Vilsoni u gëzua dhe e përqafoi ndërsa moderatorja i dhuroi një puthje në faqe. Por Marina nuk e priste që Vilsoni do e refuzonte duke e fshirë menjëherë shenjën e puthjes.

11-vjeçari u shpreh se i bëhet xheloze e dashura ndërsa Marina ia ktheu: “Nuk jam unë e dashura jote?”

“Jo ti ke burrë”-i tha Vilsoni duke shkaktuar të qeshura në studio.