Votat e diasporës, Vetëvendosje merr mbi 70% të tyre

Shpërndaje

Janë numëruar mbi 33 mijë vota të ardhura nga diaspora.

Lëvizja Vetëvendosje është duke prirë me numrin me të madh të votave të mërgatës.

Në bazë të rezultateve të deri tanishme, LVV ka fituar 77.87% të këtyre votave, apo 26.079 vota.

E dyta është LDK-ja e cila ka marrë 2899 vota të diasporës, duke lënë PDK-në të tretën me 2486 vota.

Derisa AAK-ka ja ka marrë 944 vota të diasporës.