VV-ja vë në dispozicion qendrat e mërgatës për diasporën shqiptare të Maqedonisë e Veriut

Shpërndaje

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti në thirrjen e diasporës shqiptare për regjistrim, ka njoftuar se partia e tij do të fus në dispozicion qendrat e saja që i ka në mërgatë për diasporën shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Këto qendra, siç sqaroi ai, do të shërbejnë për të asistuar mërgatën gjatë procesit të aplikimit.

“Nga ana jonë, ne do të vendosim qendra e Lëvizjes Vetëvendosje të mërgatës në shërbim të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, për t’u asistuar atyre në procesin e regjistrimit. Sot anembanë globit ku jetojnë shqiptarët, shumë individë të ndryshëm, shoqata studentësh, klube kulturore dhe artistike, rrjete biznesesh, tempuj fetarë, janë kthyer tashmë në adresa që u ndihmojnë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut në censusin që po vjen”, tha Kurti.

Ai shtoi se çdo individ është i rëndësishëm dhe i pazëvendësueshëm.

“Në këto afate përcaktohet pesha e shqiptarëve. Le ta nxisim regjistrimin”, tha Kurti.

Ai ka bërë të ditur, se çdo familje që ka takuar në Maqedoninë e Veriut, më shumë familjarë ka në mërgatë, se sa në vend. Ai shton, se ky proces do të tregojë “se sa jemi realisht, as për të qenë më shumë, dhe as më pak”.