Zgjidhja e kontestit me Bullgarinë, kusht për nisjen e bisedimeve me BE

Shpërndaje

Pushteti dhe opozita të bashkëpunojnë për agjendën evropiane, porositi raportuesi për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, Ilhan Kuçuk. Gjatë prezantimit të raportit për vendin për vitin 2019-2020 ai theksoi nevojën për vazhdim të reformave dhe zbatimin e marrëveshjeve dypalëshe.

I përçojmë sinjal të fuqishëm Maqedonisë së Veriut se nevojiten reformat pro-evropiane. I bëjmë thirrje të sinqertë opozitës dhe Qeverisë të vazhdojnë angazhimin për agjendën evropiane, sepse zgjerimi nuk është vetëm për atë që është në pushtet, por ka një rol serioz për partitë politike në opozitë”, tha Ilhan Kuçuk, raportues në PE për Maqedoninë e Veriut.

Komisioneri për Zgjerim, Varheji kërkoi më shumë përpjekje për zgjidhjen e kontestit me Sofjen, në mënyrë që të fillojnë negociatat për anëtarësim.

Në këtë moment të rëndësishëm e inkurajoj Shkupin dhe Sofjen t’i dyfishojnë përpjekjet për të gjetur zgjidhje të përbashkët për çështjet dypalëshe. Do ta pasqyroja raportin tuaj duke i inkurajuar të gjitha palët të veproni në mënyrë konstruktive dhe t’iu përmbaheni deklaratave apo veprimeve që minojnë interesat e BE-së”, pohoi Oliver Varhejli, komisioneri i BE-së për Zgjerim.

Raportuesja për Shqipërinë, Santos tha se Tirana i ka përmbushur të gjitha kushtet për fillim të negociatave.

Kanë arritur reforma shumë domethënëse, në rrethana ekstremisht të vështira. Tani i takon Komisionit dhe Këshillit t’iu përgjigjet përpjekjeve të jashtëzakonshme të shqiptarëve dhe autoriteteve. Mund të bëhet edhe më shumë, por ata duhet ta bëjmë bashkë”, tha Isabel Santos, raportuese në PE për Shqipërinë.

Ndërsa raportuesja për Kosovën, Taubadel theksoi domosdoshmërinë për vazhdimin e dialogut Prishtinë-Beograd.

Një marrëveshje është parakusht për anëtarësim në BE për të dyja, Kosovën dhe Serbinë”, pohoi Viola Taubadel, raportuese për Kosovën në PE./alsa/