Zv.kryeministri Grubi uron Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin

Shpërndaje

Zv.kryeministri i RMV-së, Artan Grubi ka uruar Kryeministrin, Albin Kurtin, përgëzime të përzemërta për rizgjedhjen tuaj në krye të Qeverisë së Republikës së Kosovës me urata të sinqerta për shëndet, suksese dhe një mandat të mbarë, njofton ALBAZONE MEDIA.

Urimi nga Grubi:

I dashur Kryeministër Albin Kurti,

përgëzime të përzemërta për rizgjedhjen tuaj në krye të Qeverisë së Republikës së Kosovës me urata të sinqerta për shëndet, suksese dhe një mandat të mbarë.

Mbledhja e përbashkët e dy qeverive tona shpresoj të mbahet sa më shpejt që është e mundur dhe ta fillojmë bashkëpunimin me largimin e kontrolleve të dyfishta në kufirin midis nesh.

Urata edhe për të gjithë ministrat e zgjedhur sot në Kuvendin e Kosovës dhe ju siguroj që bashkëpunimi nuk do të mungojë.