Zv.ministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani fton Edi Ramën që ta ndihmojë Maqedoninën e Veriut me vaksina kundër Covid 19

Shpërndaje

Zëvendës ministri i Shëndetësisë në Shkup, Ilir Hasani, ka ftuar kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama që ta ndihmojë Maqedoninën e Veriut me vaksina kundër Covid 19. Në një intervistë për gazetën LAJM, Hasani tha se numri i vaksinave në Shqipëri, ditëve të fundit, është rritur dukshëm prandaj kërkon nga autoritetet e Tiranës të dërgojnë një sasi vaksinash në Maqedoninë e Veriut, cila ka ngecje në furnizim.

“Është e vëretët se ne kemi ngelur dhe jemi vonuar me vaksinimin e popullatës. Përveç Kosovës edhe Shqipëria që ishte mbrapa si ne me vaksinimin, tashmë kemi disa paralajmërime se janë rritur shumë numrat e vaksinave që kanë ardhur në Shqipëri. Bile, ashtu siç bëmë në asocioacionin me Serbinë, unë do e kisha menduar edhe opsionin që të lusim Edi Ramën të na jep një sasi të vaksinave dhe të në ndihmojë. Nuk e them këtë rastësisht, por e them sepse çdo ditë që vonohemi me vaksinimin ajo do të thotë më shumë sëmundje dhe më shumë humbje jetësh. Problemi është më i madh seç e mendojmë ne. Çështja e vaksinave është problem globale dhe nevojitet një qasje serioze jo vetëm e përcaktuar ngusht nga individë, por do të duhet të ketë qasje më të gjërë, pra duhet të ketë qasje intersektoriale dhe qasje ndërshtetërore. E pamë se edhe disa nga shtetet e BE-së i dërguan një letër Bashkimit Evropian duke i thënë se mekanizmi Covax po bën pabarazi mes të shteteve të ndryshme dhe kërkuan që BE-ja të ndihmojë të ketë barazi. Nëse flasim ne si shtete që jemi ende jashtë BE-së, unë mendoj që duhet të ketë përveç qasjes intersketoriale, të shfrytëzojmë të gjitha mekanizmat që i kemi në shtet dhe të bashkohemi për ta bërë luftën së bashku të gjithë shtetet në Ballkan dhe jemi të lënë anash nga sistemi Covaxi-t dhe sistemet tjera. Sa i përket mundit, mendoj se me kapacitetet që i ka Maqedonia e Veriut dhe Ministria e Shëndetësisë, ne mundohemi çdo moment që të punojmë për kërkesën për të arritur deri te vaksinat për t’i prevenuar sëmundje dhe për tu kthyer në realitetin e mëparshëm, për të përmirësuar ekonominë e vendit dhe kurrësyer jetët e njerëzve”, tha Ilir Hasani, zv.ministër i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut.