3 këngëtaret serbe në Eurovision, këndojnë shqip

Shpërndaje

Grupi serb “Hurricane” në një intervistë ekskluzive “Abc e Pasdites” treguan se cilat janë pritshmëritë që ato kanë me Eurovizionin e këtij viti, por edhe se çfarë mendojnë për përfaqësimin e Shqipërisë.

Të treja vajzat thanë se Anxhela Peristeri ka një zë shumë të bukur, madje kënduan pak nga refreni i këngës “Karma”.

“Është shumë e bukur. Ne e duam shumë Anxhelën. Është kaq e bukur dhe ne e dashurojmë këngën e saj. Jemi shumë të lumtura që kënga juaj është në gjuhën tuaj, shqip, njësoj si kënga jonë serbisht”. Ndër të tjera Ermali u ndal tek bashkëpunimi i artistëve shqiptarë me Darko Dimitrov, nëse vajzat e kanë menduar ndonjëherë të bashkëpunojnë po ashtu me artistët shqiptar. Ato u shprehen: “Pse jo ne dëgjojmë shpesh muzikë shqiptare, i adhurojmë produksionet që keni ju në Shqipëri. Dhe pse të mos bënim bashkëpunim me ndonjë artist shqiptar”.