74 mandate! Rama merr urimet e para për fitoren, Erdogan, Mitsotakis, Di Maio dhe Salvini telefonojnë liderin e PS

Shpërndaje

Ndërsa procesi i numërimit të votave po shkon drejt fundit, dhe Partia Socialiste ka siguruar 74 mandate, kanë ardhur dhe reagimet e para nga ndërkombëtarët. Kryeministri Rama ka marrë urimet e para nga homologu grek, Kyriakos Mitsotakis dhe Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan.

Burime nga kryeministria kanë konfirmuar telefonatën e kreut të qeverisë të zhvilluar me presidentin turk dhe homologun grek pak minuta më parë. Sakaq, një urim për fitoren ka ardhur edhe nga Ministri i Jashtëm i Italisë Di Maio dhe lideri i opozitës Matteo Salvini.