A do mbajë Rama fjalën për shkarkimin e Metës?

Shpërndaje

Ilir Meta nuk ka dhënë dorëheqje siç ishte përbetuar, por në stilin të bishtnimit i ka dhënë vetes atributin e njeriut që solli zgjedhje të lira ndërkohë që bëri çmos t’i tensiononte ato.

E tani është radha e Ramës që të mbajë fjalën.

Në fund të fushatës, njeriu që sot është triumfator i 25 prillit, tha:

“Ka dy skenarë: njëri është që Ilir Meta që përbetohet që është burrë që mban fjalën të japë dorëheqjen se rezultati do flasë vet, dhe skenari tjetër është të nisim procedurat për shkarkimin e Ilir Metës për arsye të degjenerimit që i ka bërë figurës së presidentit.

Kush nuk e ka ndjekur këtë proces do mendojë se kemi të bëjmë me spital dhe jo me politikë.

Këtu nuk flasim për dekret por për një përfshirje brutale në procesin zgjedhor, nxitje për dhunë”, tha Rama para disa ditësh.

Tani është në sfidën e të mbajturit të fjalës, edhe nga fakti që nuk duhet t’i ngjajë Metës.