Agim Bahtiri garon edhe për një mandat në Mitrovicë: Fitoj me 60% të votave

Shpërndaje

Agim Bahtiri ka deklaruar se do të jetë kandidat edhe për një tjetër mandat në krye të Komunës së Mitrovicës.

“Po do të jem kandidat edhe për mandatin e tretë dhe do të fitoj me 60% të votave”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Agim Bahtiri.

Ai thotë se ka biseduar edhe me Armend Mujën dhe sipas tij ky i fundit do të mbetet deputetë dhe nuk do të garojë për të parin e Mitrovicës.

“Është propagandë e PDK-së se Armend Muja mund të garojë për kryetarë të Mitrovicës. Unë kam biseduar me Armend Mujën që ai të jetë kandidatë për deputetë në listën e Vetëvendosjes”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Bahtiri thotë se për kandidaturën e tretë ka biseduar edhe me Albin Kurtin duke nënkuptuar se nuk ka pasur kundërshtime nga ai për këtë kandidaturë.