Anija e njohur që bllokoi Kanalin e Suezit ka mbetur ende në Egjipt, duhet të paguajë dëmshpërblim

Shpërndaje

Anija e njohur që bllokoi Kanalin e Suezit për rreth një javë ende nuk po lihet të qarkullojë lirshëm.

Autoritetet egjiptiane thanë se nuk do ta lëshonin anijen masive, e cila ishte mbërthyer në Kanalin e Suezit për gati një javë, derisa pronarët e saj të bien dakord të paguajnë deri në 1 miliard dollarë kompensim.

Gjenerallejtënant Osama Rabie, i cili drejton Autoritetin e Kanalit të Suezit, i tha një stacioni lokal të lajmeve se anija do të qëndrojë këtu derisa të përfundojnë hetimet dhe të paguhet kompensimi. Shpresojmë për një marrëveshje të shpejtë. Në momentin që ata bien dakord për kompensim, anija do të lejohet të lëvizë.

Shifra do të mbulojë shpenzimet e pajisjeve dhe makinerive të përdorura për të pastruar rrugën, dëmtimin e vetë kanalit nga pastrimi dhe për të kompensuar rreth 800 njerëz që punuan për të lëshuar anijen 200,000 ton, tha Rabei.